Legjenda e Manchester United-it, Paul Scholes beson se klubi i vjetër mund të përfundojë këtë sezon në top katër.
Kanë mbetur edhe nëntë ndeshje, ndërsa “Djajtë e Kuq” janë duke provuar të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Scholes beson se nëse nuk ndodhte ky pushim, atëherë me siguri United do përfundonte në top katër.
“Mendoj se nëse nuk do ndodhte ky pushim, mendoj se do ia dilnim. Ndeshjet e ardhshme janë në favor”.

“Mendoj se do jemi mirë. Kemi lojtarë të mëdhenj që rikthehen në skuadër, të cilët nuk i kishim më herët si Marcus dhe Paul”.
“Nëse ata do rikthehen, atëherë do kemi shansin. Do ishte mirë të ishim në finale të Kupës së Anglisë gjithashtu. Do ishte e çuditshme pa tifozë, por mbetet trofe dhe do ishte mirë ta fitonim”, deklaroi ai.
United momentalisht renditët në pozitën e pestë, tri pikë me pak se Chelsea që është në pozitën e katër./arbresh.info.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...