Manchester United ka marrë një vendim për të ardhmen e portierit Dean Henderson pas ardhjes së ish-yllit të Ajax, Andre Onana.
Ish-portieri i Nottingham Forest-it, Dean Henderson, do të mbetet lojtar i Manchester United këtë verë nëse nuk bëhet i disponueshëm një zëvendësues, sipas raportimeve nga Sky Sports, shkruan Arbresh.info.
Raportet thonë se Henderson është një anëtar i rëndësishëm i skuadrës dhe aq më tepër tani me Tom Heaton jashtë të lënduar.
Portieri 26-vjeçar ishte në pankinën e United për hapjen e sezonit kundër Wolves të hënën.
Pas largimit të portierit, David de Gea, në verë United solli Andre Onanën nga Interi si zëvendësues të tij.
Ylli kamerunian kishte punuar më parë me menaxherin Erik ten Hag në Ajax dhe klubi i ribashkoi të dy ndërsa ata vazhdojnë të rrisin skuadrën e tyre nën drejtimin e tij./Arbresh.info/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...