Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka zbuluar se Wayne Rooney, Phil Jones dhe Michael Carrick do të pushojnë në mbrëmjen e së nesërmes në Evropa Ligë në xhiron e 32 kundër Saint Etienne.
Rooney dhe Carrick janë duke pasur disa probleme të vogla me lëndime dhe Mourinho është i vendosur për tu siguruar që pala të mos i rëndoj edhe më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Sonte dy super ndeshje në Ligë të Kampionëve
“Phil është duke u shëruar ende. Wayne dhe Carrick kanë probleme të vogla muskulore. Të tre do të jenë jashtë”, tha Mourinho.
Kjo ndeshje është e rëndësishme shumë për mesfushorin Paul Pogba, i cili do të ketë si rival në fushë vëllaun e tij, Florentin Pogban./arbresh.info
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...