Manchester United do të dëshirojë afër 60 milionë funte për të konsideruar shitjen e Jadon Sancho në afatin kalimtar të kësaj vere, sipas raportimeve të Sunday Express.
Sulmuesi anglez, 23 vjeç, ka një kontratë në Old Trafford deri në vitin 2026, por shënoi vetëm gjashtë gola në Premier League sezonin e kaluar.
Nëse Sancho largohet nga United këtë verë, Tottenham thuhet se është i interesuar ta sjellë lojtarin në veri të Londrës sezonin e ardhshëm.
United e përfundoi sezonin në vendin e tretë dhe Erik Ten Hag po kërkon të përforcojë skuadrën.
Dyshime ka edhe për të ardhmen e Harry Maguire, i cili pritet të largohet, pas një sezoni të vështirë në “Old Trafford”./Arbresh.info/
Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme
Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen n...
Oficeri Alban Haziri u shpall ndër sportistët më të dalluar ...
Reshje të shumta e vërshime – Droni i Reuters’it tregon gje...
Numërohen 90% e votave me kusht, kjo është renditja e partiv...
Jon Ismajli e Arbër Sinani rikthehen tek Prishtina