Mediat izraelite kanë pretenduar se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei mund të jetë vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael.
Sipas Times of Israel, Izraeli vlerëson se udhëheqësi Ali Khamenei, megjithatë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të lajmit.
Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane ka mohuar raportet se zyrtarë të lartë politikë dhe shefi i ushtrisë së vendit janë vranë në valën e sulmeve.
“Presidenti Masoud Pezeshkian është i sigurt, zëvendësi i tij ekzekutiv, Mohammad Jafar Qaempanah është i sigurt”, shkruan djali i presidentit, Youssef Pezeshkian
Ushtria ka mohuar vdekjen e komandantit të saj, gjeneralmajor Amir Hatami, dhe agjencia e lajmeve Fars thotë se kryetari i Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf dhe kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare (SNSC) Ali Larijani mbeten të padëmtuar.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se sulmet e saj në Teheran shënjestruan vendet ku ishin mbledhur figura të larta politike dhe të sigurisë.
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...