Leicester është rrugës për të nënshkruar me Cengiz Under, pasi që raportohet se kanë arritur një marrëveshje me Romën për një huazim me obligim blerje të sulmuesit verën e ardhshme
Turki u mendua që do të kalojë në Napoli në fillim të kësaj vere, por raportet e fundit thonë se Roma është shumë afër marrëveshjes me Leicester për të.
La Stampa ka raportuar që Dhelprat do të paguajnë tre milionë euro për marrëveshjen e huazimin dhe 25 milionë euro në verën e ardhshme, pasi që do të jetë marrëveshje me obligim blerje.
Ish klubi i Under, Istanbul Basaksehir pritet që të fitojë 20 për qind të shumë se këtij transferi.
Under u transferua në Romë për 14.5 milionë euro në korrik të vitit 2017 dhe 23 vjeçari që nga atëherë ka luajtur 88 ndeshje për Romën, duke shënuar 17 gola dhe bërë 12 asiste. /GazetaExpress/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka