Granit Xhaka nuk është duke vuajtur nga ndonjë lëndim dhe ishte pushuar thjeshtë gjatë fitores së thellë mbrëmjen e së mërkurës të Arsenalit në Premierë Ligë kundër Bournemouthit.
Mesfushori kosovar, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ishte përjashtuar plotësisht nga skuadra prej 18 lojtarëve e trajnerit Unai Emery gjatë fitores 5 me 1 kundër “Topçinjve”, transmeton portali arbresh.info.
Disa tifozë kanë pasur frikë që Xhaka pësoi një tjetër lëndim pasi mungoi në ndeshjet kundër Manchester Cityt dhe Huddersfieldit gjatë muajit shkurt, por Emery thotë se ai është i mirë për ndeshjen derbi në veri të Londrës në vikend.
I pyetur nëse Xhaka ishte në gjendje të rregullt, Emery në konferencën për shtyp pas ndeshjes së kaluar tha”
“Po, ai është në rregull. Sonte ai pushoi”
Në mungesë të Granit Xhakës, Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi startuan të dy, ndonëse ky i fundit ishte fajtor për golin e nderit nga Bournemouthi./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve