Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka zgjedhur për të qëndruar i druajtur kur është pyetur nëse Granit Xhaka është në gjendje të rikthehet në ndeshjen e së mërkurës kundër Wolves.
Xhaka ka qëndruar jashtë fushës për shkak të një lëndimi në ijë, ndërkohë që Emery ka konfirmuar se Aaron Ramsey dhe Denis Suarez vazhdojnë qëndrimin jashtë linjave për shkak të lëndimit, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, Emery tha: “Dua t’i mbajë të gjitha këto informata që t’i kemi për nesër. Më vjen keq. Këtë e bëjë sepse mendoj se është më mirë për ne”
“Është diçka e re por ndoshta sot është një ndryshim i mirë. Kjo ndoshta ndodhë edhe për shkak se unë nuk dua të tregojë se si do të luajmë”
“Ju e dini se Aaron Ramsey nuk mund të luaj. Denis Suarezi nuk mund të luaj”, përfundoi Emery./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...