Trajneri i Arsenalit, Unai Emery raportohet se është duke kërkuar të punoj sezonin e ardhshëm së bashku me mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi.
Spanjolli rekrutoi N’Zonzin te klubi andaluzian gjatë verës së vitit 2015, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në ‘Estadio Deportivo’, Emery është duke kërkuar ribashkimin me ish lojtarin e Stoke Cityt dhe “Topçinjtë” mund të paguajnë klauzolën e blerjes prej 35 milionë euro në kontratën e francezit.
N’Zonzi është përmirësuar gjatë kohës së tij në Spanjë dhe kjo i ka siguruar atij një vend te Franca për Kampionatin Botëror në Rusi.
Ndryshe nga mesfushorët e tjerë në shënjestër, 29-vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në Premierë Ligë pasi ka luajtur te Blackburn Rovers dhe Stoke CIty.
N’Zoni vlerësohet për pasimet e tij të shkëlqyere dhe duelet në ajër./arbresh.info/
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...