Real Madrid ka nisur kërkimet për një trajner të ri, pasi e ardhmja e Alvaro Arbeloa duket drejt fundit.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, në listën e kandidatëve është futur edhe trajneri i Aston Villa, Unai Emery. Strategu spanjoll po konsiderohet seriozisht nga presidenti Florentino Pérez dhe drejtuesit e klubit për të udhëhequr ekipin në një epokë të re.
Emery ka rritur ndjeshëm reputacionin e tij pas punës së suksesshme në Premier League. Që nga ardhja në vitin 2022, ai ka shndërruar Aston Villën në një skuadër konkurruese për top 5, duke treguar disiplinë taktike dhe aftësi të mira në ndërtimin e ekipit. Më herët, ai pati suksese edhe në Spanjë me Sevilla dhe Villarreal.
Një tjetër emër i lidhur me rikthimin në “Santiago Bernabéu” është José Mourinho. Trajneri portugez ka drejtuar Real Madridin nga viti 2010 deri në 2013, duke fituar tre trofe, përfshirë titullin në La Liga gjatë rivalitetit të fortë me Barcelonën e Pep Guardiola.
Aktualisht, Mourinho është pjesë e Benfica, por raportohet se ka një klauzolë që i mundëson largimin.
Gjatë kohës së tij te Villa, Emery ka arritur suksese të rëndësishme: në sezonin e parë e çoi ekipin në vendin e shtatë dhe në UEFA Europa Conference League, ndërsa një vit më vonë siguroi kualifikimin në UEFA Champions League për herë të parë pas vitit 1983.
Në Champions, Aston Villa arriti deri në çerekfinale, ku u eliminua nga Paris Saint-Germain. Ndërkohë, këtë sezon skuadra është pranë finales së UEFA Europa League, edhe pse aktualisht është në disavantazh ndaj Nottingham Forest në gjysmëfinale.
Real Madridi pritet të marrë vendimin për trajnerin e ri në fund të sezonit, ndërsa Emery dhe Mourinho mbeten ndër kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit madrilen.
Skuadra madrilene po kalon në sezonin e dytë pa ndonjë trofe madhor, dhe kjo situat është shqetësuese në klub./Arbresh.info
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...