Belgjika dhe Ukraina kanë luajtur baras me rezultat 0-0 në ndeshje e fundit të grupit E, në Euro 2024.
Belgët e nisën më mirë ndeshjen, duke kërkuar golin e epërsisë, por që nuk ia doli.
Mundësinë e parë serioze e krijoi Kevin De Bruyne, por goditja e tij shkoi afër shtyllës së djathtë.
Në pjesën e dytë, belgët rrezikuan me anë të Yannick Carrascos në minutën e 73-të, ndërsa Turbin bëri një pritje bravuroze.
Dy minuta më vonë, Dovbyk lëshoi një mundësi të artë shënimi, duke mos arritur të realizonte nga afër.
Ruslan Malinovsky në minutën e dytë ishte afër të realizonte golin e Euro 2024 kur goditi nga rivënia prej këndit, por portieri i Belgjikës ia doli ta mbante topin jashtë portës së tij me shumë mund.
Rumania e mbyll si lider i Grupit E falë golaverazhit më të mirë, pasi që të katër kombëtaret arkëtuan nga katër pikë, ndërsa tutje kalojnë edhe Belgjika dhe Sllovakia.
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...