Kombëtarja e Kosovës e cila do t’i zhvillojë dy ndeshje në këtë muaj, ka mbajtur konferencë për media sot.
“Dardanët” nesër do të përballën kundër Jordanisë në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ora 18:00.
Para ndeshjes së nesërme, Kosova ka mbajtur konferencë për media ku ka qenë prezent, trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primoz Gliha dhe portieri, Samir Ujkani.
Ujkani ka theksuar se qëllimi i “Dardanëve” është përgatitja sa më e mirë e mundshme për Ligën e Kombeve.
“Por tash është një kohë e re, i kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme që të marrim rezultate pozitive dhe të kthejmë mentalitetin tonë”.
“Qëllimi ynë është përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve”- ka thënë Ujkani.
Ndërsa më 14 nëntor Kosova do të udhëtoj në Athinë ku do të zhvillojë ndeshjen kundër Greqisë e cila është ndeshja e fundit e kualifikimeve për Kupën e Botës për “Dardanët”. /arbresh.info/
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...