Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka reaguar për rizgjedhjen e Agim Ademit në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Agim Ademi u rizgjodh president i FFK-së me vota unanime nga të gjithë delegatët e pranishëm, ku 52 vota ishin pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ai e mori për herë të parë drejtimin e FFK-së në vitin 2018, pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Pas rizgjedhjes, Ademi riafirmoi përkushtimin e tij për zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Kosovë.
“Të dashur delegatë, vota juaj sot është një votë besimi ndaj meje dhe ekipit tim. Ajo përfaqëson një vlerësim për punën që kemi bërë së bashku dhe një mbështetje të fortë për të ardhmen”, ka deklaruar Ademi.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira