Edhe pse CAS nuk e ka thënë fjalën e fundit për skuadrën e Skënderbeut, UEFA ka publikuar sot listën e ekipeve që do të marrin pjesë në Champions League dhe Europa League.
Bie në sy se nga skuadrat shqiptare, UEFA ka listuar Kukësin si pjesëmarrës në Champions League.
Në fakt, Kukësi zuri vendin e dytë në sezonin që sapo lamë pas, por dënimi i mundshëm i Skënderbeut, i cili pritet që të ndodhë në orët në vijim, ka bërë që të jenë pikërisht verilindorët skuadra që do përfaqësoj Shqipërinë në Champions League.
Klubi korçar pret një përgjigje nga CAS, por gjithsesi UEFA njeh Kukësin si pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve në turin e parë.
Nesër do të hidhet edhe shorti për Europa Ligë, përpos atij për Ligën e Kampionëve.
Kështu Drita, kampioni i Kosovës do të zhvillojë ndeshjet paraeliminatore në Gjilbertar, Nëse fiton në gjysmëfinale dhe finale Drita kualifikohet për raundin e parë të Ligës së Kampionëve.
Kurse Prishtina do të mësojë po ashtu kundërshtarin e parë ku në fazën e parë e ka më të lehtë të kalueshme.
Pos Kukësit, Prishtinës dhe Dritës në gara Europiane sivjet marrin pjesë edhe 5 klube tjera shqiptare: Shkëndija e Tetovës, Luftëtari, Laçi, Partizani dhe FC Shkupi
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...