Udinese ka intensifikuar interesimin për Marash Kumbullën dhe po punon për ta sjellë mbrojtësin shqiptar në Serie A. Lajmi raportohet nga Gianluca Di Marzio, i cili bën të ditur se klubi friulan po pret tashmë vetëm miratimin e Mallorcës për të avancuar operacionin.
Kumbulla, i lindur në vitin 2000, është aktualisht në huazim te Mallorca nga Roma, por aventura e tij në La Liga mund të përfundojë para kohe. Në këtë situatë, Roma do të ishte e gatshme të lehtësonte një tjetër huazim, këtë herë drejt Italisë, ku Udinese shihet si destinacioni më konkret.
Përveç Udineses, situata e mbrojtësit shqiptar po ndiqet edhe nga Espanyoli në Spanjë, por pista italiane duket më e avancuar në këto momente. Klubi bardhezi e vlerëson profilin e Kumbullës për forcimin e repartit defensiv dhe po pret vetëm “lejen” nga Mallorca për të mbyllur marrëveshjen.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Marash Kumbullës, me Udinesen që shpreson ta rikthejë atë në Serie A sa më shpejtë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë