Sezonin që lamë pas, Bayern Munich, ishin ekipi më i suksesshëm në top 5 ligat evropiane.
Ata arritën që ta fitojnë tripletën pasi siguruan fitoren e tyre 1-0 ndaj Paris Saint-Germain, me golin e Kinsgley Coman.
Në anën tjetër, Robert Lewandowski, ka pasur një prej sezoneve më të mira në karrierën e tij.
Ai shënoi 55 gola në 47 paraqitje dhe fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit të shpallur nga FIFA, gjithashtu është shpallur edhe golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.
15 gola në 10 ndeshje tregojnë se çfarë suksesi të jashtëzakonshëm ka pasur polaku sezonin e kaluar. Në mëngjesin e sotëm, ai ka postuar një fotografi në instagram me trofetë që ka fituar këtë sezon, me mbishkrimin “U zgjova sot kështu”.

Hamza thërret konferencë për media
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte