Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur për festimin e golit që bëri Trent Alexander-Arnold pasi shënoi ndaj West Hamit.
Real Madridi ishte lidhur me një transferim të mundshëm të reprezentuesit anglez i cili shënoi golin e katërt për Liverpoolin në fitoren me rezultat 5-0 ndaj West Hamit.
Me të shënuar këtë gol, Alexander-Arnold vrapoi drejt kamerës duke bërë një festim i cili nga tifozët u interpretua që ishte një përgjigje negative ndaj lajmeve për transferim në Spanjë.
Pas përfundimit të ndeshjes, Slot u pyet për festën e tij duke paralajmëruar se Alexander-Arnold mund të qëndrojë në ‘Anfield’.
“Nuk mendoj se është diçka negative (mënyra e festimit). Ai po luan mjaft mirë, shënoi një gol të bukur dhe mënyra se si e festoi besoj se flet mjaftueshëm”.
“Nuk mendoj se kam diçka më shumë për të thënë për këtë. Jam i lumtur me Trent, njësoj siç jam i lumtur me Salah dhe Van Dijk”, ka thënë Slot.
Liverpooli tashmë ka një epërsi prej tetë pikësh në krye të tabelës me një ndeshje më pak të luajtur, teksa ata do të rikthehen në aksion ndaj Manchester United më 5 janar./Telegrafi/
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...