Çmimet e produkteve në Tregun e Gjelbër të Prishtinës vazhdojnë të jenë të larta, kështu thonë qytetarët gjatë blerjeve të tyre.
“Qe, 2 euro, 5 domate. Çmimet janë duke shkuar përpjetë, me një pension, s’mundesh me jetu”. “Krejt punojmë edhe prapë në fund mbesim pa pare”, shprehen qytetarët.
Hiç më të lira nuk janë as produktet në markete, thonë ata.
“Nepër markete katastrofë. Çmimet i bëjnë si te duan. Një market për shembull e ka detergjentin 10 euro,e diku është 8 euro, dy euro diferenca është e madhe”, është shprehur një qytetar.
Nga Shoqata Konsumatori thonë se këto çmime për konsumatorët janë vështirë të papërballueshme.
“Dëmi është jashtëzakonisht i madh, është i pallogaritshëm. Nëse inspektorët e të gjitha natyrave do ta bënin punën si duhet dhe mos t’i përsërisin gjobat e njëjta, ne nuk do të kishim probleme kaq sa kemi”, ka thënë Selatin Kaçaniku, nga shoqata Konsumatori .
Aktualisht një kilogram speca kushton 4 euro, ndërkaq qepët 60 centë për kilogram, e domatet 3 euro. Ndërkaq, çmimi i vezëve fillon nga 3 euro e tutje.
Çmimet në Tregun e Gjelbër janë të ndryshme nga ato të marketeve.
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...