UEFA mohoi kategorikisht raportimin e OK Diario, e cila dje shkroi për një marrëveshje të mundshme mes shtëpisë së futbollit evropian dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Mediumi spanjoll ka shkruar për një marrëveshje prej 2.2 miliardë eurosh, sa do të fitonte UEFA duke shitur disa të drejta në garat e saj.
UEFA e mohon fuqishëm këtë dhe pretendon se tabloidet spanjolle po përhapin gënjeshtra për organizatën dhe se kjo praktikë është bërë më e shpeshtë me afrimin e ditës së vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen e Superligës Evropiane.
Kujtojmë se spanjollët shkruan dje: “UEFA e di se më 21 dhjetor mund të humbasë gjyqin në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian lidhur me Superligën dhe ka rënë dakord me Abu Dhabin për të sponsorizuar Ligën e Kampionëve”.
“Ata duan për ta bërë atë më tërheqës për klubet dhe për të shmangur dezertimin në Superligë”, deklaroi gazetari Eduardo Inda në El Chiringuito de Jugones.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...