Futbollisti brazilian i Manchester United, Antony nuk pati një sezon të mirë atë që lamë pas me ‘djajtë’.
Këtë verë disa media në Angli dhe më gjerë raportuan për një huazim të mundshëm të tij në ndonjë skuadër, shkruan Arbresh.info.
Por agjenti i tij Junior Pedroso i mohoi këtë thashetheme.
“Unë shoh raporte për një huazim të mundshëm të tij. Plani i Antonit është i qartë: Manchester United”, ka thënë ai.
Agjenti i Antonys ka thënë se ai do të jetë tek United dhe se kanë diskutuar edhe me klubin për këtë.
“Ai dëshiron të qëndrojë, ai është i fokusuar vetëm te Man United. Ne kemi folur tashmë për këtë me klubin”, u shpreh ai.
Kujtojmë se braziliani u transferua tek Manchester United verën e vitit 2022 nga Ajaxi./Arbresh.info
??? EXCL: Antony’s agent Junior Pedroso replies to reports about exit on loan this summer.
“I see reports about potential exit on loan. Antony’s plan is clear: Manchester United”.
“He wants to stay, he’s only focused on Man United. We already spoke about that with the club”. pic.twitter.com/CmkXgzVKjk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 21, 2024
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...