Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, pritet të udhëtojë sot drejt Pakistanit për zhvillimin e bisedimeve, raportojnë mediat amerikane.
Sipas Axios, duke cituar tre burime amerikane, Vance do të largohet nga SHBA të martën në mëngjes.
Ndërkohë, burime për CNN kanë bërë të ditur se një raund i dytë bisedimesh ndërmjet delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit është planifikuar të mbahet të mërkurën në Islamabad.
Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Irani nëse do të marrë pjesë në këto negociata. Një burim i ka thënë BBC të hënën se një delegacion amerikan i kryesuar nga Vance pritet të udhëtojë drejt Pakistanit “së shpejti”.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...