Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit, ka organizuar turneun memorial në nderim të figurave të shquara të futbollit të kryeqytetit: Mehmet Fetahu (Meksa), Shefqet Sinani, Rasim Thaçi (Cima), Ilir Fazliu, Ibrahim Prapashtica, Naser Kika, Halil Sadiku, Shaban Zeqiri dhe Fehmi Prapashtica.
Ky aktivitet u zhvillua në stadiumin e KF “Rilindja”, të shtunën pasdite, dhe morën pjesë katër ekipe të veteranëve.
Fitues i turneut u shpall ekipi i veteranëve të Kosovës, i cili në finale fitoi ndaj ekipit të veteranëve të Rilindjes, me rezultat bindës 3:0.
Në ndeshjet gjysmëfinale, veteranët e Kosovës fituan ndaj veteranëve të Kosovës së Prishtinës, me rezultatin 2:1, ndërsa me të njëjtin rezultat veteranët e Rilindjes fituan ndaj veteranëve të Flamurtarit.
Në këtë aktivitet ikonat e futbollit të kryeqytetit u nderuan me mirënjohje post mortum, të cilat për familjarët e tyre që ishin të pranishëm në turne i ndanë Ajet Shosholli, Granit Rugova, Jusuf Tortoshi, Ramiz Krasniqi dhe Arbnor Morina./lajminet
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...