Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e radhës së grupmoshave U17 dhe U19 për vitin 2025.
Në bazë të shortit, Kombëtarja e Kosovës U-19 do të bëjë pjesë në Grupin e 12-të së bashku me Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë.
Turneu kualifikues i kësaj grupmoshe do të mbahet në Norvegji më datat 8, 11 e 14 tetor 2025.
Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës U-17 do të bëjë pjesë në Grupin e 6-të, ku janë të përfshira edhe Austria, Irlanda dhe Ishujt Faroe.
UEFA organizimin e këtij turneu kualifikues ia ka besuar FFK-së, derisa datat e zhvillimit të këtij turneu do të caktohen së shpejti.
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën