Ish-futbollisti i Barcelona-s dhe kombëtares së Brazilit, Daniel Alves u dënua me katër vjet e gjysmë burg për abuzim seksual. Krimi ndodhi më 30 dhjetor 2022 në banjën e një klubi nate në Barcelonë dhe për këtë ngjarje ish-futbollisti qëndroi në burg për 14 muaj, përpara se të lirohej me kusht më 20 mars 2024, pasi kishte paguar një garanci prej 1 milion eurosh.
Kjo ngjarje e rëndë padyshim bëri bujë në Brazil. Qytetarët e Juazeiro, komuna e lindjes së ish-mbrojtësit, kanë lobuar për heqjen e statujës kushtuar tij, e inauguruar në dhjetor 2020 mes polemikave, pasi neni 21 i Kushtetutës së Shtetit Bahia dhe ligji federal 6.454/1977 ndalon vendosjen e një monumenti apo që një rrugë të emërtohet me emrin e një personi të gjallë.
Pas incidentit me lojtarin, statuja u dëmtua dy herë. Presioni ndaj bashkisë u rrit më tej pasi Prokuroria Publike e Bahia rekomandoi që ajo të hiqej dhe në fund u bë fakt./SS

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...