I vetëshpalluri ‘Gypsy King’ do të bëjë rikthimin e tij në ring muajin e ardhshëm dhe para meçit të tij, ai ka shfaqur fizikun e jashtëzakonshëm.
Ai duket se ishte plotësisht i vendosur për rikthim në sportin ku arriti majat, transmeton portali arbresh.info. Në vitin 2015, Fury rrëzoi nga froni kampionin në fuqi të botës Wladimir Klitschkon duke fituar statusin si mbreti i padiskutueshëm për pesha të rënda.
Pas suksesit të tij triumfues në tokën gjermane, karriera profesionale e Furyt doli shpejtë jashtë kontrolli.
Testi pozitiv në drogë dhe depresioni bënë që Fury të humbas rripin e tij në WBA, IBF, WBO, IBO dhe ‘The Ring’.
Por, pas dy viteve larg nga sporti, Fury vendosi të realizoj rikthimin e shumëpritur të tij më 9 qershor në Manchester Arena kundër një kundërshtari të paemëruar.
Derisa ajo natë po afrohet, Fury duket në formë spektakolare./arbresh.info/

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...