Tyson Fury të shtunën do të përballet ndaj Oleksandr Usykut, meçin e dytë mes tyre, luftë kjo që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Ish-menaxheri i vëllezërve Klitschko, Bernd Bonte ka folur për luftën e së shtunës, duke kërkuar nga Tyson Fury vëmendje më të plotë, shkruan Indeksonline
“Fury nuk duhet ta lë Usykun të futet në ritmin e tij. Këtë herë ai duhet të veprojë në mënyrë më sulmuese. Të përdorë më mirë goditjet e tij. Të vendos Usykun në presion të vazhdueshëm. Gabimi i tij në meçin e parë ishte momenti kur ai nuk mund ta analizonte kundërshtarin. Forca e Usykut është të godasë dhe më pas të bëjë lëvizje të shpejta”, tha eksperti i boksit
Kujtojmë se Usyku meçin e parë e kishte fituar, duke mbetur kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...