Tyson Fury asnjëherë nuk heziton të japë parashikime të guximshme, dhe ky i fundit mund të jetë më i guximshmi deri tani.
Potenciali i meçit mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas i ka të gjitha predispozitat të jetë meçi më i madh në histori të boksit modern.
Mirëpo, nëse ndodhë ashtu siç thotë Fury, nuk do të jetë spektakël i gjatë.
E drejtë të themi se Fury nuk është fans i madh i AJ dhe qartazi nuk beson në aftësitë e tij sa të tjerët, gjë që e ka bërë të ditur në disa raste.
”Momentumi është me mua dhe unë thjesht besoj se do ta rrëzoj herët, shumë herët, ndoshta madje edhe në rundin e parë ose të dytë,” u shpreh Fury.
Britaniku gjithashtu shpreson se mega-meçi i tij me Joshuan do të zë vend sa më shpejtë që të jetë e mundur, pavarësisht pengesave me të cilat po përballen.
Joshua, aktualisht, si sfidues të natyrshëm për rripin WBO e ka Oleksandr Usyk dhe Fury duhet të ndeshet përsëri me Deontay Wilderin për shkak të klauzolës së rimeçit në kontratën e fundit./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron