Kosova ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Turqinë. Fatih Terim, selektori i ekipit turk, e ka përjashtuar Arda Turanin nga skuadra
Sipas gazetës së përditshme turke, Hürriyet, Fatih Terim e ka kthyer në shtëpi kapitenin e skuadrës Arda Turan.
Këtë vendim strategu turk e ka marrë pasi ylli i Barcelonës e ka fyer dhe e ka goditur një gazetar të Milliyetit, përcjell Express.
Turan këtë gjeste e kishte bërë pas miqësores me Maqedoninë, e cila përfundoi baras 0:0.
Ngjarja ka ndodhur në avionin e skuadrës, derisa bashkë-lojtarët e kanë ndaluar eskalimin e situatës mes yllit të Barcelonës dhe gazetarit.
Thuhet se Turan ka dashur t’i qëroj hesapet me gazetarin turk, pasi ky i fundit e ka akuzuar për dështimin e skuadrës në Euro 2016.
Incidenti ka ndodhur derisa skuadra turke po udhëtonte në Triesta të Italisë për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen me Kosovën. Në Shkodër ekipi i Terimit do të arrijnë me 10 qershore. /Express/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...