Turqia ka arritur një tjetër fitore në Kampionatin Evropian, ku kanë mposhtur Poloninë në çerekfinale me rezultat 91-77.
Çereku i parë u mbyll i baraspeshuar 19-19, kurse turqit epërsinë e krijuan pas pjesës së parë ku shkuan në epërsi prej 14 pikëve. Rezultati pas dy çerekëve ishte 46-32, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e dytë ishte i niveluar dhe turqit arritën ta mbajnë epërsinë deri në fund, për të siguruar gjysmëfinalen.
Më i dalluari në këtë sfidë tek turqit ishte Sengun me 19 pikë, 12 kërcime e 10 asistime. Kurse lojë të mirë bën edhe dyshja shqiptare, Erxhan Osmani mqë shtoi 10 pikë, pesë kërcime e dy asistime, dhe Kenan Spahiu 11 sosh.
Tek polakët u dalluan dyshja Loyd e Ponitka me nga 19 pikë.
Me këtë fitore, Turqia arrin në gjysmëfinale për herë të parë që prej EuroBasket 2001,
Në gjysmëfinale, Turqia do të përballet me fituesin e takimit Lituani – Greqi./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...