Turqi-Itali, formacionet e mundshme

09:23 | 11 Qershor 2021

Turqia dhe Italia janë dy kombëtaret të cilat do ta hapin zyrtarisht Kampionatin Evropian “Euro 2020” me një ndeshje të vlefshme për Grupin A, ndërsa trajnerët e ekipeve kanë në mendje tashmë formacionin që do të luajnë.

Kampionati Evropian fillon edhe zyrtarisht sot me ndeshjen ndërmjet Turqisë dhe Italisë e cila pritet të zhvillohet në Stadio Olimpico në Romë nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme sipas medieve mund të jenë këto:

Italia: G Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne;

Turqia: Cakir; Celik, Soyuncu, Demiral, Meras; Yokuslu, Ayhan; Karaman, Calhanoglu, Yazici; B Yilmaz;/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara