Pas disfatës tronditëse 7 me 2 në Ligë të Kampionëve nga Bayern Munichu, Tottenham Hotspuri është turpëruar edhe pasditen e sotme (e shtunë).
Skuadra e Mauricio Pochettinos ka pranuar tri gola pas më shumë se një ore lojë në ndeshjen si mysafirë të xhiros së tetë në Premierë Ligë kundër Brightonit, shkruan portali arbresh.info.
Neal Maupay zhbllokoi shifrat pas vetëm tre minutave lojë, ndërsa Aaron Connolloy dyfishoi epërsinë duke shënuar gol për 2 me 0 në minutën e 32′ të ndeshjes.
Sulmuesi gjerman Connolly gjeti portën në formë të bukur nga distanca edhe në fraksionin e dytë duke shënuar për 3 me 0.
Kujtojmë se Hugo Lloris u largua nga fusha me të pranuar golin në minutën e 3′ pasi theu dorën./arbresh.info/
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë