E përditshmja gjermane Abendzeitung ka raportuar se në rast se Bayern Munichu mposhtet nga Arsenalit, atëherë trajneri Thomas Tuchel do të shkarkohet nga pozita e tij dhe Miroslav Klose do të emërohet si trajner i përkohshëm.
Pas humbjes me rezultat 3-2 ndaj Heidenheimit, gjërat kanë marrë statusin e krizës tek Bayerni.
Me këtë humbje, në pesë ndeshjet e tyre të fundit në elitën e futbollit gjerman, Bayerni ka fituar vetëm tri herë ndaj RB Leipzig falë golit të Harry Kane si dhe ndaj dy ekipeve që po luftojnë për mbijetesë Mainz dhe Darmstadt.
Kjo seri e rezultateve e ka lejuar Bayer Leverkusenin që të krijojë një epërsi prej 16 pikësh në krye të tabelës, që do të thotë se Liga e Kampionëve është objektivi i vetëm i mbetur për Bayernin këtë sezon.
Sidoqoftë, ata do të përballen me liderin e Ligës Premier, Arsenal nesër (e martë) dhe një humbje në ‘Emirates’ mund ta vendosë në rrezik kualifikimin e tyre në gjysmëfinale.
Ka një mundësi reale që ish-legjenda e klubit, Miroslav Klose, të marrë drejtimin e Bayernit si trajner i përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit me Hermann Gerland si asistentin e tij.
Klose i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Gjermanisë, ka drejtuar më herët grupmoshat U17 të Bayernit si dhe ka shërbyer si asistent i klubit./Telegrafi
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari