Në një dramë të vërtetë Trepça mundi Sigal Prishtinën, duke fituar derbin e kësaj xhiro.
Pikërisht nga ky derbi vjen edhe MVP i javës së 16-të. Jordy Tshimanga i vendasve ishte më i dalluari në parket me dyshifror të dyfishtë, 20 pikë e 15 kërcime, duke u zgjedhur për herë të parë më i miri i javës në këtë edicion, përcjell Arbresh.info.
Ai u ndihmua nga Drilon Hajrizi me 17 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.
Justin Davis i Pejës zhvilloi një tjetër ndeshje të madhe, kësaj radhe ndaj Proton Cable Prizrenit, duke e mbyllur ndeshjen me 30 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime.
Golden Eagle Ylli mundi Istogun, kurse më i dalluari te therandasit ishte Jalen Nesbitt me 23 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.
Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit, kurse te prizrenasit më i miri ishte Erik Copes me 23 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.
Top 5
Jordy Tshimanga (Trepça) 20 pikë, 15 kërcime, / asistime, 34 indeksi
Justin Davis (Peja) 30 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 41 indeksi
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 26 indeksi
Erik Copes (Bashkimi) 23 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 17 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...