Sulmuesi Edinson Cavani mund të largohet në Parc des Princes për një rikthim senzacional në Napoli, sipas agjentit të tij.
Agjenti i Cavanit, e që është vëllai i tij i madh, nuk e ka mohuar një rikthim të Cavanit në skuadrën e Napolit, transmeton arbresh.info.
“Ai për momentin është duke menduar vetëm për PSG, por ai gjithmonë e ka në kokë idenë për t’u rikthyer në Napoli”, tha Fernando Guglielmone për Corrierre dello Sport.
“Është normale që ai mund të kthehet në Napoli në të ardhmen. Sot mund të them jo por pas një viti mund të them po, ndoshta presidenti i De Laurentiis do ta donte në skuadër. Për momentin Cavani është i lumtur në Paris”, përfundoi Guglielmone.
Cavani në këtë sezon është në top formë duke shënuar 17 gola në 16 paraqitje në total, 13 vetëm në Liga 1. /arbresh.info/
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...