E ardhmja e Marek Hamsik duket se do të ndryshojë. Sipas zbulimeve të babait të tij, një lamtumirë nga Napoli pas 11 vitesh është plotësisht e mundshme, ndërkohë që Kina shihet si destinacion i ardhshëm.
Richard Hamsik, babai i futbollistit, siç është raportuar nga portali sllovak “Pravda”, konfirmoi propozimin për 10 milionë euro në sezon, ardhur nga Kina:
“Interesi është serioz, por negociatat nuk janë të thjeshta në Kinë, sepse nuk është periudhë tregtare. Përveç kësaj, ekipet kineze kanë kufizime në lidhje me numrin e të huajve. Marek ka një kontratë 3-vjeçare me Napolin, pastaj çdo gjë do të varet nga menaxheri i tij dhe presidenti De Laurentis. Në këtë moment, në masën 60% shohim një largim të tij për në Kinë”.
Ndarja ndërmjet numrit 17 dhe klubit të De Laurentiis, pra, është një hipotezë që merr gjithnjë e më shumë kuota.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri