Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 83:77 (25:25, 23:19, 21:17, 14:14), në xhiron e 26-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë i ndeshjes ishte shumë i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte në të shkëputej në epërsi, dhe kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 25:25. Periudhën e dytë e nisën shumë më mirë mitrovicasit, që arritën epërsi prej 14 pikësh, 39:25, por më pas prizrenasit ngushtojnë epërsinë, duke bërë që kjo pjesë të përfundojë 48:44.
Perioda e tretë e ndeshjes ishte mjaft interesante, ku vendasit sërish krijuan epërsi deri në dhjetë pikë, 65:55, megjithatë, prizrenasit nuk dorëzohen, duke afruar sërish shifrat 69:63, që ishte pas 30 minutash lojë. Edhe në dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant, ku fituesi u vendos në fund, ku triumfuan mitrovicasit 83:77.
Te Trepça u dalluan Taurus Cockfield, Drilon Hajrizi dhe Rodney Purvis me nga 17 pikë, ndërsa te Bashkimi u dallua Corey Ross me 20 pikë e shtatë kërcime.
Mitrovicasit kanë 18 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit kanë dhjetë fitore e 16 humbje./Arbresh.info
Modricit i nevojitet operimi, pas lëndimit të pësuar mbrëmë ...
Këta janë anëtarët e propozuar të Bordit të AKP-së
Seanca u thirr pa marrëveshje, VV do ta provojë me diskutim ...
Në seancë nuk shkon as AAK, Tahiri: Spektakël politik
As PDK s’merr pjesë në seancën për presidentin, Hamza: Jo se...
Dëmtimi i Mbappes trondit Real Madridin, rrezikon fundin e s...