Tri skuadra shqiptare Drita, Egnatia dhe Shkëndija e Tetovës sonte kërkojnë të shkruajnë një faqe të re të historisë në Ligën e Kampionëve.
Të tri klubet shqiptare, kanë një mundësi të mirë kualifikimi ku dy prej tyre kanë edhe rezultatin në favor nga ndeshja e parë, shkruan Arbresh.info.

Kampionia e Kosovës, Drita luan sonte ndeshjen e kthimit ndaj Differdange 03, ku sfidën e parë e ka fituar 1-0 në Prishtinë.
Ndeshja e dytë luhet sonte me fillim nga ora 20:00, dhe me një barazim apo fitore, skuadra gjilanase kalon tutje në rrethin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte hera e parë në histori që një skuadër kosovare e kalon këtë fazë.
Nëse arrihet kualifikimi, Drita do të përballet me gjigantin danez, Copenhagen në rrethin e dytë kualifikues.

Në rrugë të mirë për kualifikim është edhe kampionia e Shqipërisë, Egnatia e cila e ka mposhtur Breidablikun 1-0, në ndeshjen e parë.
Sfida e dytë luhet sonte me fillim nga ora 21:00 në Islandë. Fituesi i këtij çifti përballet me Lech Poznan në fazën e dytë.

Skuadra tjetër shqiptare që merr pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve është Shkendija e Tetovës, e cila përballet me The New Saints nga Uellsi.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut ndeshjen e parë e kanë luajtur baras 0-0, dhe sonte me përkrahje të madhe nga tifozëria “Ballistët”, kërkojnë historinë, kualifikimin në fazën tjetër.
Fitorja për tetovarët është obligim. Nëse arrihet triumfi, Shkëndija në fazën e dytë përballet me fituesin e ndeshjes FCSB – Inter Escaldes.
Kjo ndeshjes nis me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...