E ardhmja e Rafael Leaos duket e paqartë, por me shumë gjasë lojtari në verë do të largohet nga Milani.
Milani e ka vendosur që ta nxjerr në shitje yllin portugez dhe tanimë po pret ofertën e duhur.
Calciomercato ka raportuar se Rossonerët pretendojnë që nga shitja e Leaos të fitojnë 100 milionë euro, përcjell Arbresh.info.
Ka tre opsione se ku do ta vazhdoj karrierën portugezi me Al-Hilal, Manchester City dhe Manchester United.
Skuadra saudite Al-Hilal e shikon Leaon si një element kyç për projektin e tyre, veçanërisht pas largimit të Neymar, i cili u largua në dimër.
Al Hilal janë në kërkim të një ylli të ri që jo vetëm do të forcojë skuadrën, por edhe do të bëhet tërheqja kryesore për Kupën e Botës për Klube 2025, një turne ku ata shpresojnë të luftojnë në nivelin më të lartë.
Nga ana tjetër City e sheh si zëvendësues të Jack Grealish dhe Jeremy Doku pasi që të dy do të largohen në verë.
United është i interesuar, por duket e vështirë që ata të shpenzojnë 100 milionë euro.
Foda: Sot jemi të gjithë të mërzitur, pasi e donim shumë Bot...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...
Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milio...
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet
Gjenerali amerikan: 11 mijë sulme ndaj Iranit, nisën misione...