Vëllai i Jude Bellinghamit, Jobe i cili aktualisht luan për Sunderlandin në Championship është duke u vëzhguar nga tri klube të njohura gjermane, për një transferim të mundshëm të tij.
Siç raporton gazetari i njohur gjerman Florian Plettenberg, Eintrachti i Frankfurtit, Dortmundi dhe Leipzigu janë interesuar për shërbimet e tij, shkruan Arbersh.info.
Jobe do të vizitojë sot ambientet e klubit Eintracht Frankfurt për të njohur nga afër strukturat dhe për të zhvilluar bisedime me drejtuesit.
Mirëpo sipas Plettenbergut nuk bëhet fjalë për vizita apo teste mjekësore.
?? EXCL | Jobe #Bellingham will be visiting Eintracht Frankfurt today to get to know the club and hold talks. It is NOT a medical. #SGE
Borussia Dortmund are also very keen on signing him. RB Leipzig remain interested as well.
No agreements have been reached with any club… pic.twitter.com/rwchdy3pDy
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 26, 2025
Borussia Dortmund është shumë e interesuar për shërbimet e tij.
Padyshim një përparësi e madhe për verdhezinjtë mund të jetë edhe shkaku i së kaluarës së vëllaut të Jobe, Jude i cili kaloi vitet më të mira në karrierë tek Dortmundi, para se të transferoj tek Real Madridit.
Ndërkohë edhe RB Leipzig gjithashtu vazhdon të ndjekë situatën nga afër. Lojtari nuk ka arritur asnjë marrëveshje me klubet dhe gara mbetet e hapur.
Mesfushori premtues anglez është vetëm 19-vjeç dhe ka pasur paraqitje mjaft të mira në Championship këtë edicion ku u shpall edhe lojtari më i mirë i ri i sezonit.
Përveç këtij çmimi ai është zgjedhur edhe në formacionin e vitit në këtë kompeticion.
Jobe ka shënuar katër gola dhe tri asistime këtë edicion me Sunderlandin./Arbresh.info
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media