Kampionia e Kosovës, Trepça sonte nis ciklin kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Mitrovicasit do të kërkojnë të shkruajnë historinë e basketbollit kosovar, për t’u inkuadruar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por do të kenë punë të madhe, pasi fillimisht i duhen ta eliminojnë kampionin e Holandës, Heroes Den Bosçh, shkruan Arbresh.info.
‘Xehetarët’ ndeshjen e parë me kampionët e Holandës e luajnë sonte me fillim nga ora 20:00 me kohën tonë lokale, ku fitorja është obligim. Një triumf i sotëm Trepçën e dërgon në gjysmëfinale të kualifikimeve për BCL, ndërsa humbja do të thotë eliminim.
Ndeshja luhet në Samokov të Bullgarisë, por palestra do të jetë e mbushur me tifozë mitrovicas, me atmosferën që do t’i ngjasoj “Minatorit”.
Mbështetje të madhe pritet të kenë edhe nga tifozëria zyrtare “Torcida”, e cila ka udhëtuar drejt Bullgarisë me numër të madh.
Nëse, Trepça arrin ta eliminojë Den Boschin, pengesa e radhës do të jetë fituesi i takimit Bakken Bears (Danimarkë) – Kutaisi (Gjeorgji).
Ndërsa në ndeshjen e tretë potenciale takohet me BC Kalev/Cramo (Estoni) – Levice (Sllovakia). Pra, Trepçës i duhen tri fitore për t’i arritur grupet e Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë me radhë që Trepça po merr pjesë në kualifikimet për BCL, herën e fundit arriti fitore në takimin e parë, por u mposht nga Nymburku i Çekisë, në përballjen e dytë.
Ndeshja mes Trepçës dhe Den Bosch, transferohet në kanalin zyrtar të FIBA-s në Youtube.
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...