Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepca është rikthyer tek fitorja, duke mposhtur bindshëm me rezultat 68-89 në udhëtim Proton Cable Prizrenin, në ndeshjen e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Xehetarët” ishin dominues që nga fillimi e deri në fund të takimit, shkruan Arbresh.info.
Pjesën e parë e mbyllën me 28-52, në epërsi.
Teksa prizrenasit arritën të ishin më të mirë vetëm në çerekun e tretë kur e fituan me pesë pikë dallim.
Më të dalluarit në fitoren e mitrovicasve ishin Malik Johnson e Desmond Cambridge Jr që realizuan nga 20 pikë secili.
Kurse lojë të mirë bëri edhe Dardan Kapiti që shtoi 12 pikë e tetë kërcime.
Tek prizrenasit u dalluan Johnson me 21 pikë dhe Arnold me 19 sosh.
Prizreni pas pesë ndeshjeve ka një fitore e katër humbje, kurse kampionia në fuqi ka tre fitore e dy humbje.
Ndeshjen e radhës Protoni e luan në shtëpi ndaj Boras, teksa edhe “minatorët” e presin në Mitrovicë, skuadrën e Pejës e cila nuk po kalon në formë të mirë këtë edicion./Arbresh.info
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...