Trepça e ka nisur me humbje edicionin e ri në Fiba Europe Cup duke u mposhtur në Selanik nga PAOK-u me rezultat 85-74.
Çereku i parë i takoi vendasve ashtu sikurse i dyti, ku pas pjesës së parë rezultati ishte 45-33, shkruan Arbresh.info.
Nga gjysma e periudhës së tretë deri tek fundi i çerekut të katërt Trepça zhvilloi lojë të jashtëzakonshme ku e afroi sfidën në një pikë.
Mirëpo grekët u treguan të vëmendshëm në fund dhe nuk lejuan befasi duke fituar në 11 pikë epërsi.
Më i dalluari i kësaj sfide ishte basketbollisti mitrovicas, Payne me 19 pikë.
Kurse tek PAOK-u u dallua Brown me 18 pikë.
Ndeshjen e radhës Trepça e luan në shtëpi ndaj ekipit gjerman Braunschweig, ku sot triumfuan pas vazhdimeve ndaj Anëilit./Arbresh.info
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme