Pas fitimit të Superkupës së Kosovës në basketboll, klubi basketbollistik Trepça ka shtuar në radhët e veta edhe një lojtar të huaj.
Isaih Manderson, 208 cm i gjatë, i cili luan në pozitën e qendrës, ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e skuadrës mitrovicase për t’u transferuar tek Trepça, mëson Arbresh.info.
Para se të transferohej tek Trepça, ai ka luajtur tek skuadra e Rahovecit, aty ku ka lënë mjaftë mbresa tek trajneri i Trepçës, Adis Beçiragic.
Në Rahovec ka luajtur me një mestare prej 13.0 pikë për lojë.
Në të kaluarën, Manderson ka luajtur edhe në Qipro e Finlandë, kurse sezonin e kaluar ka luajtur në Puerto Rico.
Ky është transferimi i fundit i huaj i xehtarëve përpara se të fillojë sezoni i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll./Arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...