Trepça ka arritur të shënoj fitore me rezultat 71-88 në Prizren ndaj Bashkimit në kuadër të ndeshjes së tretë finale në play-offin e elitës së basketbollit kosovar.
Ndeshja u dominua nga mitrovicasit qysh nga fillimi i takimit, dhe në pjesën e parë krijuan epërsinë prej pesë pikësh, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në çerekun e tretë nisi shkëputja e madhe ku epërsia shkoi deri në 21 pikë.
Më i dalluari në këtë fitore ishte Madut me 16 pikë, teksa lojë të mirë bën edhe Myers e Green me nga 13 pikë secili.
Për Bashkimin lojtari më i dalluar ishte Mckinnis me 14 pikë.
Seria finale shkon në 2-1 për mitrovicasit kurse kampion shpallet skuadra që arrin katër fitore e para.
Ndeshja e radhës luhet të mërkuren në Mitrovicë./Arbresh.info
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...
Nuk ka më dosje “Epstein”/ Departamenti i Drejtësisë: I publ...
Osmani: Në Hagë po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona...