Skuadra mitrovicase KB Trepça është e gatshme për kualifikimet e Fiba Europe Cup.
Trepça gjendet në grup të njëjtë me Tindastollin e Islandës dhe Parnu Sadamin e Estonis.
Ky grup fillon sonte me ndeshjen e Tindastollit ndërmjet Parnu Sadamit.
Ndërsa, minatorët ndeshjen e parë e luajnë nesër me fillim nga ora 18:00 me ekipin islandezë Tindastoll.
Kurse ndeshjen e dytë e zhvillojnë ditën e enjte me nikoqirët e këtij grupi Parnu Sadamin në të njëjtin orar, 18:00.
Fituesi i këtij grupi kualifikohet për Fiba Europe Cup dhe do të jetë në Grupin G.
“Xehetarët” kanë mbërritur dje në Estoni ku po vazhdojnë përgatitjet për kualifikimin historik në Fiba Europe Cup.
Kjo është hera e dytë që Trepça merr pjesë në këto kualifikime, për herë të parë morri pjesë vitin e kaluar dhe i organizoj kualifikimet për këtë event në qytetin e Mitrovicës.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...