Drita dhe Trepça ’89 janë ndarë me barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selami Osmani-Bezi” në Gjilan ka sjell një ndeshje interesante, me shumë raste, aksione dhe gola.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e baraspeshuar, por ishin vetëm mysafirët të cilët gjetën rrugën e golit.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 27-të dhe ishte Lassine Traore, i cili shënoi nga largësia për 1-0.
Në pjesën e dytë, Drita ishte më e mirë dhe duke rrezikuar më shumë arritën të gjejnë edhe golin e barazimit.
Ky gol erdhi në minutën e 77-të dhe ishte Xhevdet Shabani që shënoi për 1-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Drita vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me 46 pikë, ndërsa mitrovicasit renditet në pozitën e gjashtë me 38 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Trepça ’89 e pret në shtëpi Lirinë, ndërsa gjilanasit udhëtojnë te Llapi./Telegrafi/
Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas
Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dh...
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori u...