Skuadra nga Mitrovica, Trepça’ 89 ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të ndjerë Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht në detyrë, në fshatin Banjskë të komunës së Zveqanit.
Në sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e së dielës, kanë mbetur një polic i vrarë Afrim Bunjaku, një i plagosur dhe dy të lënduar, shkruan Arbresh.info
Telegrami i plotë:
Telegram Ngushëllimi.
Familjes Bunjaku.
Klubi Futbollistik KF Trepça’89 FC shprehë ngushëllimet më të sinerta Familjes Bunjaku me rastin e humbjes më të afërmit të Juaj, Policit
Afrim Bunjaku.
I cili dje lartësoi Ideakin dhe Dashurinë për Atdheun, dha jetën duke mbrojtur integritetin shtetëror.
Jo rastësishtë Heronjët vetëm fizikisht ndahen nga ne, kurse shpirtërishtë do të jetë gjithmonë në zemrat e të gjithë neve e i tillë do të mbetet edhe Heroi më i ri i Shtetit të Kosovës
AFRIM BUNJAKU.
Me shumë dhimbje por me shumë krenari që ka Kosova akoma TRIMA shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes, Kolegëve, Shoqërisë dhe gjithë Qytetarëve të Republikës së Kosovës.
KF Trepça’89 FC
/Arbresh.info/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...