Liga e Parë këtë të hënë është njoftuar me lideren e re të kampionatit e cila është Trepça ’89.
Skuadra mitrovicase ka mposhtur sot Tefik Çangën me rezultat minimal 0-1 në udhëtimin e vështirë në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Albin Kapra.
Me këtë fitore ‘Xehetarët’ ngritën në pozitën e parë me 45 pikë të grumbulluara pas 21 xhirove, duke lënë pas Vushtrrinë e Dinamon me nga 44 dhe Feronikelin ’74 me 43 sosh.
Pas tyre vijnë Liria me 42 e Vëllaznimi me 41. Kujtojmë se dy vendet e para inkuadrohen direkt në Superligën e Kosovës për edicionin 2026/27.
89’shi javën tjetër takohet me Ramiz Sadikun, Vushtrria do të takohet me Ramiz Sadikun, Dinamo do të ketë punë me Feronikelin ’74 teksa Liria përballet me KEK-un.
Kandidati tjetër për Superligë, Vëllaznimi ka punën me Trepçën./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...