Presioni duket se gjithnjë e po bëhet më i madh ndaj trajnerit Unai Emery për shkak të rezultateve të dobëta në vazhdimësi të Arsenalit.
Derisa “Topçinjtë” kanë pasur shansin për të kaluar në vendin e tretë në Premierë Ligë mbrëmjen e së hënës, ata pësuan një disfatë me rezultat 1 me 0 në Sheffield Utd, transmeton portali arbresh.info.
Kjo i vështirëson edhe më shumë skuadrës së spanjollit për rikthim në top katërshe dhe për të qenë në garë për trofe madhështor sezonin e ardhshëm teksa janë ngritur pyetje në lidhje me të ardhmen e tij në klub.
Duke marrë parasysh se Arsenali nuk ka pasur progres edhe pse Emery zëvendësoi francezin Arsene Wenger në Emiartes, spekulimet kanë nisur të shtohen në lidhje me atë se kush mund të jetë pasardhësi i tij.
Siç shkruan The Sun, favorit është Mikel Arteta në rast se bëhet ndonjë ndryshim në Arsenal teksa emri edhe i ish mesfushorit Patrick Viera është duke u përmendur.
Të dy janë duke fituar eksperiencë dhe duke zhvilluar aftësitë e tyre ndërkohë që në pozitën e tretë si favorit qëndron Nuno Espirito Santo -trajneri aktual i Wolves./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja