Tre mijë persona do të kenë mundësi ta shohin falas përballjen mes Feronikelit dhe The New Saints në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Feronikeli e pret skuadrën nga Uellsi, The New Saints, për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, në kryeqytet. Ndeshja do të zhvillohet të martën, me fillim prej orës 20:45, raporton Gazeta Express.
Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka vendosur që t’i dhurojë 3000 bileta falas, për të gjithë ata që duan të jenë në stadium. Biletat falas do të jepen të martën, prej orës 09:00 – 12:00, në pikat shitëse lartcekura dhe do të jepet vetëm një biletë për person.
Biletat e tjera për ndeshjen, Feronikeli – The Neë Saints, do të dalin në shitje të hënën, prej orës 10:00 – 18:00. Çmimet e biletave janë këto: Veri dhe Jug – 3 euro, Lindje -5 Euro, Perëndim – 10 Euro dhe VIP – 15 Euro
Këto janë pikat e shitjes së biletave:
Prishtinë: Dy pika, në stadiumin “Fadil Vokrri”
Drenas: Një pikë në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe një pikë në “Restaurant Dijamant”
Komoran: Një pikë në “Restaurant Dijamant”
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...